Standard.al

10 pergjime te tjera nga BILD/ Berisha: Dëgjojini, ç’fjalor halabakësh nga njerëzit me poste…

0

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka ftuar qytetarët shqiptarë t’i dëgjojnë përgjimet e publikuara nga BILD, sepse ato dëshmojnë edhe shumë më tepër sesa mënyrën se si janë blerë votat në zgjedhje nga qeveritarët aktualë.

“Gazeta gjermane Bild publikoi 10 pergjime te tjera te cilat se bashku me 13 te parat te publikuara javes tjeter, – shkruan Berisha, –  bejne autopsine e vertet te narkoshtetit apo shtetit te mafies se droges me ne krye Edvin Mafine.

Keto pergjime deshmojne si rrembehen me te gjitha rruget kriminale, para, kercenime, force droge nga mafiozet ministra, deputete, komisare, bandite e vrases te bere se bashku, zgjedhjet ne narkoshtetin e horrave me pushtet.

Pergjimet tregojne edhe fjalorin e tyre ne biseda prej halabakesh ordiner pavaresisht nga postet qe mbajne. Ju ftoj t’i degjoni ato!” thekson Berisha.

VIDEO PERGJIMI 3

Vjedhja e zgjedhjeve në Dibër, Saimir Tahiri falënderon shefin e Policisë

Në video përgjimin numër 3 është duke folur shefi i Komisariatit të Peshkopisë Robert Aga me Saimir Tahirin, ministër i Brendshëm në atë kohë dhe deputetin Xhemal Qefalia.

Në fillim të bisedës, është deputeti Qefalia që flet, por më pas ia kalon telefonatën Saimir Tahirit.

Ky i fundit e falënderon Robert Agën për angazhimin dhe punën e bërë në zgjedhjet e Dibrës.

Biseda:

Shefi i Policisë: O shoku im, si je?

Xhemal Qefalia: Jam ul në një tavolinë. Ku ke qejf me shku ti, në Bulqizë?

Shefi i Policisë: Po

Qefalia: Ok, hajd ciao

Shefi i Policisë: Kush të thotë ty?

Qefalia: Jemi këtu me kryeministrin e ministrat

Shefi i Policisë: Jo, unë ju garantoj llaf sa tju dojë qejfi

Qefalia: Se do sjellim Arben Keshin aty, çfarë mendon?

Shefi i Policisë: Mirë

Qefalia: Të betohem. Do një foto nga tavolina?

Qefalia: Pse e mbylle? Prit të ta qis pak ministrin (Tahirin)

I flet Tahirit: Foli içik këtij shefit të komisariatit.

Saimir Tahiri: Alo o Bert! Mirëmbrëma, si je? Ç’është kjo? Më kalon telefonin Xhemali për të të falenderuar ty?! Nuk shkon kjo

Shefi i Policisë: Jooo

Saimir Tahiri: Nga pikëpamja institucionale nuk shkon

Shefi i Policisë: Sinqerisht më ka gënjyer

Saimir Tahiri: Megjithat faleminderit shumë për angazhimin. Je gjigand!

Shefi i Policisë: E kam detyrim

Saimir Tahiri: Edhe mos e rruaj k… ça thonë ata legena.

Shefi i Policisë: Unë jam ushtari jot

Saimir Tahiri: Hajde vlla

Qefalia: Të fala dhe nga Ulsi. Foli pak

Ulsi Manja: Ku je o vlla?

Shefi i Policisë: Si ja çon ti?

Ulsi Manja: Me kryeministrin…

Shefi i Policisë: Mua më duhet me shku içik andej…

Ulsi Manja: Ku?

Shefi i Policisë: Në Bulqizë, po u ndrru

Ulsi Manja: Ne mendojmë të shkosh ma nalt o burrë

Shefi i Policisë: Mirë mo mirë ju e dini më mirë, e kam qef

Ulsi Manja: Dëgjo mu, fol me Xhemalin se këtë e kam si shefin e komisionit të sigurisë. Ne duam të vish ma nalt, për ndonjë gjë më të madhe se mua Bulqiza më duket gjë e vogël.

Shefi i Policisë: Mirë vlla, mirë

Ulsi Manja: Po mbaje Xhemalin në korrent se këtë e kam autorizu si kryetar komisioni

Shefi i Policisë: Xhemalin e kam pas vartës

Ulsi Manja: Xhemali është te Komisioni i Sigurisë, shef

Shefi i Policisë: Ai thotë jam ushtar i Bertit, Berti ka qenë komandanti im

Ulsi Manja: Mirë, mirë

Xhemal Qefalia: Hajde vlla, mirupafshim

Shefi i Policisë: Mo mirë po si ma nxjerr ministrin ashtu në telefon, o k…

Xhemal Qefalia: Po unë të kam shokun tim, mos e rruj k… A do ti flasësh Ramës?

Shefi i Policisë: Po leje o vlla tashi.

Qefalia: A je shoku im? Mos e çaj bythën

Shefi i Poliisë: Kam qenë dhe do jem

Qefalia: Hajde vllai çiao

SHefi i Policisë: Hajd gjithë të mirat

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.