‘Unë s’jam akullore o Bashibozuk’, shefi i policisë në Shkodër përplaset me Lleshajn

0
130

Shefi i Policisë Bashkian në Shkodër, Anton Hasanpapaj, ka replikuar me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

Në një reagim Hasanpapaj shkruan se për të vlen më shumë demokracia se urdhrat që mund të miratohen nga ministria.

Unë rreziku publik. Ministër Bashibozuk unë nuk jam akullore si Gjushëria që mbron ti dhe Ushtria jote e mercenarëve nuk ngrij e shkrij sa herë flet Bild , Për mua vlen më shumë Demokracia se urdhrat,më shumë njeriu se rroga, më shumë e drejta se servilizmi. Nuk mbaj deklarata zyrash por mbroj edhe me jetë të drejtën e bashkëjetesës në një Shqipëri si Gjithë Europa”, shkruan shefi i Policisë.

Kujtojmë se sot në një deklaratë për mediat Sandër Lleshaj u shpreh se do të shkrihen disa nga Policitë Bashkie në vend.

Dhunë, përplasje, gurë, shkopinj e gaz lotsjellës. Kjo është panorama e Shqipërisë së 19 qershorit 2019, ditë kur në të gjitha bashkitë kryesore në vend janë shënuar episode dhune. Mbështetësit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga ish-deputetët kanë tentuar të hyjnë nëpër KZAZ e Kavajës, Kamzës, Burrelit, Gjirokastrës, Pogradecit, Bilishtit. Si kundërpërgjigjie, policia e Shtetit dhe Forcat Speciale iu janë përgjigjur me dhunë dhe gaz lotsjellës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here