Standard.al

“Rama është gati të sakrifikojë të ardhmen e Shqipërisë”, Kryemadhi: Po nxit gjakderdhjen mes shqiptarësh, askush nuk e shpëton dot

0

Që nga Fieri ku ishte në takim me strukturat, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi se protesta e së premtes është  bashkimi më i madh qytetar kundër së keqes.

“Të gjithë bashkë ta ndryshojmë këtë realitet të dhimbshëm. Qeveria një amalgame e krimit të organizuar me dhunën,  arrogancën, grabitjen e taksave dhe pandjeshmërinë njerëzore. Nuk jam e surprizuar nga përgjimet e Bild. Bild paraqet vetëm majën e ajsbergut të krimit më të madh elektoral në ndonjë vend evropian”, tha Kryemadhi.

Ajo konsideroi si bashkëpunëtorë në këtë vepër kriminale Edi Ramën, ministrat, shefat e policisë, gjithë administratën shtetërore.

Me këtë qeveri, tha kryemadhi,  nuk hapen negociatat.

Më tej ajo shtoi se Rama po nxit gjakderdhjen mes shqiptarësh.

“Gjithçka që t’i japim fund këtij skenari ogurzi. Rama është gati të sakrifikojë të ardhmen e Shqipërisë për karrigen e tij. Kryemadhi: Këmbët e karriges së thyer të pushtetit, dhuna, varfëria, krimi i organizuar dhe oligarkët e oborrit. Kryemadhi: Në betejën tonë për dinjitet, barazi ekonomike, integrim evropian nuk ndal asgjë. Fakte edhe më të rëda se përgjimet e Bild do dalin shumë shpejt për këtë qeveri të gangsterëve. Rama i frikësuar deri në palcë nga drejtësia. Askush nuk e shpëton dot Ramën, as sot, as nesër”, tha ajo.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.