Standard.al

Protestë në Kavajë përpara KZAZ/ Të hiqen materialet zgjedhore….

0

Dhjetëra qytetarë në Kavajë janë grumbulluar mëngjesin e sotëm shkollës 9-vjeçare “3 Dëshmorët”  duke bërë thirrje për largimin e KZAZ së ngritur në palestrën e kësaj shkolle.

Ata kanë lënë afat që deri në orën 16:00, kjo qëndër votimi të largohet nga ambientet e shkollës, në respekt të dekretit të Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Bashkia e Kavajës, kryebashkiaku Isa Sakja, i ka dërguar një kërkesë zyrtare KQZ-së, Ministrit të Brendshëm dhe Prefektit të qarkut Tiranë që në 14 qershor për të ndërprerë të gjitha veprimet dhe afishimin e listave të zgjedhësve në KZAZ nr.42, kërkesë që deri tani nuk është marrë parasysh. 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.