Standard.al

Pas kërcënimeve të Ramës, reagon PD: Përçarës dhe nxitës i vëllavrasjes…

0

Ka ardhur reagimi zyrtar nga Partia Demokratike për deklaratën e Edi Ramës për ndalimin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve.

Pasi i la pa gjykata dhe drejtësi, Edi Rama sot i kërcënoi shqiptarët se do t’u heqë lirinë për të lëvizur nëpër botë, të cilën e fituan pas shumë vuajtjesh e sakrificash.

Polici, gazlotjellës, dhunë, kërcënime frikësim, përçarje dhe nxitje të vëllavrasjes. Këto janë mjetet me të cilat Edi Rama po përpiqet të ruajë pushtetin dhe paratë që ka vjedhur.

Nuk do ta shpëtojë dot asgjë.

Opozita është e palëkundër kundër pushtetit të tij kriminal dhe shqiptarët janë të vendosur për të mbrojtur demokracinë dhe për të ndëshkuar politikanët e lidhur me krimin.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.