Standard.al

Mijëra qytetarë të Kavajës për të hequr KZAZ-në, policia sulmon me gaz e spraj

0

Mijëra qytetarë të Kavajës, bashkë me kryebashkiakun Isa Sakja, i janë drejtuar shkollës 3 Dëshmorët atje ku ndodhet KZAZ për bashkinë e Kavajës.

Në krye të marshimit ndodhet kryebashkiaku Sakja, ndërsa qytetarët nën thirrjet “Rama ik” dhe “Vdekje komunizmit”, kërkojnë lirimin e ambienteve të shkollës ku është vendosur KZAZ.

Situata është tensionuar brenda pak minutash, ndërsa qytetarët kanë tentuar të futen në ambientet e brendshme të shkollës.

Një grup policësh janë pozicionuar në mbrojtje të derës, ndërsa forcat speciale kanë përdorur sprite dhe gaz helmues kundër protestuesve.

Gjithashtu nga policia është hedhur gazlotsjellës që ka shkaktuar probleme të shumta te qytetarët.

Situatë e rëndë në Kavajë, ku qytetarët kërkojnë lirimin e ambienteve dhe largimin e KZAZ-së nga aty, pasi nuk ka zgjedhje në 30 qershor.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.