Mehmetaj: Rama po çon vendin drejt konfliktit, duhet dënuar…

0
92

Komisioni i Ligjeve pranoi dhe votoi pro amendamentit të deputetit të PS-së, Ervin Bushati për ndryshimet në Kodin e procedurës Penale për krimet zgjedhore, që personi që cenon zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratike, do t’i ndalohet dalja jashtë territorit të Shqipërisë për 5-10 vjet. ”Koha Jonë”, kontaktoi me nënkryetaren e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, ku pyetjes se si e gjykon këtë ndryshim të Kodit Penal dhe e a sheh ajo si kërcënim apo provokim, ish-deputetja thekson se Parlamenti që prej shkurtit është ilegjitim. Ajo thotë se Prokuroria, Policia e Shtetit, KQZ etj, janë të gjitha të kapura nga Rama dhe qeveria e tij dhe veprojnë me urdhra politike.

”Prej disa muajsh tashmë vendi po jeton në paligjshmëri të plotë. Parlamenti që prej shkurtit është ilegjitim. Po ashtu ilegjitime është qeveria e cila është provuar me përgjime që janë bërë publike, se votat i ka marrë si rrjedhojë e kërcënimeve ndaj administratës publike, blerjes dhe presionit të banditëve. Institucionet ligjzbatuese që do të duhet tu shërbenin qytetarëve dhe tu garantonin atyre siguri, si Prokuroria, Policia e Shtetit, KQZ etj, janë të gjitha të kapura nga Rama dhe qeveria e tij dhe veprojnë me urdhra politike”.

Për amendamentin e votuar nga maxhoranca, Mehmetaj e cilëson si provokim dhe akuzon se Parlamenti është kthyer në monist. ”Edhe votimi të cilit ju i referoheni është provokimi i radhës, që tregon qartë se si parlamenti nga pluralist është kthyer në monist, ku me urdhër të një të çmenduri të gjithë ngrenë dorën e aprovojnë. Nëse përpara 1 viti ne paralajmëronim krijimin e një sistemi të ri diktatorial, sot fjalët tona janë provuar me parlamentin ilegjitim monopartiak, gjykata jo funksionale, prokurorinë e kapur, policinë nën urdhra politike, KQZ që i jep vetes atribute të Gjykatës Kushtetuese dhe më e rënda, tentativa që pas 29 vitesh Shqipëria ti kthehet kohës kur vetëm votonte pa të drejtë zgjedhjeje”.

Duke parë situatën e krijuar sot në të gjithë Shqipërinë me KZAZ-të, nënkryetarja e LSI-së akuzon kryeministrin Edi Rama, se po nxisin një konflikt të pa precedent qytetar dhe se po e çon vendin drejt konfliktit dhe shkatërrimit. ”Tentativa që po bën Edi Rama për të çuar vendin drejt konfliktit e shkatërrimit nuk mjafton të dënohet me disa vite të penguara për të lëvizur jashtë vendit por me burg. E gjithë kjo ka krijuar një situatë të rëndë për shqiptarët, situatë tepër shqetësuese. Provokimet e vazhdueshme që vijnë nga Edi Rama, gjuha e urrejtjes dhe përçarjes që përdor në mënyrë të vazhdueshme dhe nxitja që u bën institucineve për thyerje të ligjeve dhe anarki, po nxisin një konflikt të pa precedent qytetar, që sot e kemi parë në shumë bashki të vendit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here