Luan Rama: Kryeministri të japë dorëheqjen e menjëhershme…

0
107

LSI ka reaguar në lidhje me përplasjet e ndodhura këtë të mërkurë në KZAZ-të e bashkive të opozitës.

Në një dalje për mediat, zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama i bëri thirrje kryeministrit Rama që të tërhqiet pasi në të kundërt, sipas tij, revolta e popullit do të jetë akoma më e madhe.

Duke u ndalur tek përgjimet e BILD, zëvendëskryetari LSI I kërkoi kryeministrit Rama që të japë dorëheqjen në shenjë morali.

“Zgjedhjet me kriminelë prodhojnë qeverisje me kriminelë, prandaj ajo që duhet bërë është tërheqja e menjëhershme e qeverisë dhe të gjitha institucioneve që zbatojnë urdhrat e saj, sepse ndryshe revolta e zemërimi popullor do jetë i pamëshirshëm. Përgjimet e “Bild” provojnë edhe njëherë drejtësinë dhe largpamësinë e opozitës, e cila prej kohësh këtë gjë ka bërë, duke treguar me gisht ku janë kriminelët. Ajo që duhet të bëjë Rama është të dëshmojë se i ka mbetur sadopak ndjenjë njerëzie, të japë dorëheqjen”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here