“Kush po arreston opozitën?” Gazetari i BILD akuza Ramës: Shqipëria tani nën ligjin e Putinit dhe Erdoganit

0
127

Gazetari i gazetës gjermane “Bild”, Peter Tiede, tashmë i njohur për shqiptarët pas përgjimeve të publikuara, ka reaguar për situatën politike në Shqipëri dhe konkretisht për përplasjet e fundit në disa KZAZ.

Ai hedh akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama, ndërsa qeverisjen e tij e krahason me  pushtetin e Vladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan. Gazetari shprehet se urdhrat për arrestimin e përfaqësuesve të opozitës  janë lëshuar nga qeveria socialiste.

“Shqipëria tani nën ligjin e Putinit dhe Erdoganit: Arrestimi i udhëheqësve të opozitës u urdhërua nga qeveria socialiste. Në mbarë vendin ka trazira dhe sulme. Në të dy anët të plagosur. Kjo nuk është e mirë”-shkruan ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here