Standard.al

Ku e shkeli Rama marrëveshjen me Bashën në 2017-ën??? Shpërthen Berisha….

0

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se marrëveshjen e 2017-ës mes kreut të opozitës Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama e shkeli ky i fundit.

“Zgjedhjet e 2017 u paraprinë nga një marrëveshje. Ajo marrëveshje nënkuptoi që do bëhen zgjedhje. Opozita arriti të evidentoi sa mundi, por jo aq sa për të mos njohur rezultatin. Kryetari i opozitës mori përgjegjësinë e tij. Deklaroi ku i bëri gabimet. Ndodhi që dolën regjistrimet. Regjistrimet i kishte Prokuroria.

A kishte të drejtë opozita që ndenji e ngujuar për 90 ditë për çështjen e votës? A bëri mirë Rama që e zbatoi marrëveshjen me Avdyltë dhe jo me opozitën. Rama nuk zbatoi marrëveshjen e shkeli atë me të dyja këmbët. Nga një anë firmosi dhe nga ana tjetër aktivizoi bandat për të bërë zgjedhjet. Dolën të dhënat dhe asnjë masë. Pse opozita e pengoi drejtësinë te merrej me to. Drejtësia njeriu i parë që duhet të arrestojë është Rama”, – tha Berisha

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.