Karlo Bolino “tradhëton” Ramën: Kryeministri po luan me zjarrin…

0
137

Karlo Bolino, i cili njihet për qëndrimet e tij pro kryeministrit Edi Rama dhe Rilindjes, e ka këshilluar që të tërhiqet nga 30 qershori.

Përmes një shkrimi të botuar në median e tij, Bolino shprehet se të gjithë aktorët politikë po luajnë me zjarrin, duke e ccuar vendin drejt një katastrofe.

“Mazhoranca, opozita dhe kreu i shtetit janë si tre trena që po vrapojnë me 200 km në orë drejt të njejtës pikë, në një trajektore përplasje të frikshme.

Të gjithë aktorët e kësaj beteje politike, të marrë dhe pa logjikë, po luajnë me zjarrin, edhe një herë mbi kurriz të Shqipërisë.

Të gjithë besojnë se kanë të drejtë, të gjithë pretendojnë se veprojnë mbi bazën e parimeve më të larta, por nuk po kuptojnë se flamujt e tyre të shenjtë valaviten mbi një fuçi mbushur me tritol

Luan me zjarrin kryeministri Edi Rama, i cili, në emër të Kushtetutës, këmbëngul ta konsiderojë 30 qershorin si datën e vetme të mundshme për të zhvilluar zgjedhjet vendore.

Por parimi i pashkelshmërisë së Kushtetutës bie ndesh me parimin e mbijetesës së vendit dhe të bashkëjetesës civile: Përplasjet e fundit tek ambjentet e KZAZ-ve midis policisë së shtetit dhe policive të bashkive të djathta duket se është vetëm fillimi i një përplasjeje më të gjerë, që mund ta ketë pikën kulminante më 30 qershor, por që mund të vazhdojnë edhe më tej.

A ka sens qe Rama të këmbëngulë kaq shumë? Dhe, a nuk është më logjike të hiqet dorë nga 30 qershori në emër të çtensionimit dhe thjesht të pretendohet nga presidenti të dekretojë një tjetër datë, duke lënë që, eventualisht, të jetë kreu i shtetit ai që do të gabonte, në rast se nuk e vendos?”, shkruan Bolino.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here