Ka juristë apo jo Shqipëria? Nga Artan Fuga: Ndëshkim që do të shtonte kandidaturat për azil politik!

0
127

Nga Artan Fuga:

Ndëshkim që do të shtonte kandidaturat për azil politik!

Kujdes!

————————————

Vendosja e dënimit për të mos u lejuar të dalin nga Shqipëria personat që prishin proceset elektorale, prishje të të gjitha llojeve dhe formave, bie në kundërshtim me penitencën penale moderne e cila pranon vetëm tre lloje dënimesh:

1. Izolim për një kohë nga shoqëria
2. Punë në shërbim të komunitetit
3. Dënim me kusht

Prandaj Europa demokratike e ka hequr edhe dënimin me vdekje ndër të tjera!

Të tjera lloje dënimesh janë shkelje të të drejtave njerëzore dhe e bën vuajtësin e dënimit një kandidat për azil politik në Perëndim!

Pastaj dënimi duhet të ketë karakter edukativ! Cfarë karakteri edukativ ka që të dënohesh për të mos kaluar kufirin? Je i padëshirueshëm për vendet e tjera? Por, atëhere këtë dënim duhet t’a japin ato vende!

Kjo krijon kushtet për rimbushjen e oborreve të ambasadave me kandidat për azilantë politikë si Popajt dikur, etj.

Do të shtoheshin personat që do të donin të prishnin procese elektorale me qëllim që pastaj të dënoheshin me mosdalje nga Shqipëria, çka do t’i bënte të merrnin azil politik si viktima të shkeljes të të drejtave politike e njerëzore.

Qarkullimi i lirë më tepër sesa një e drejtë politike është një e drejtë njerëzore si e drejta për të jetuar.

Për respektimin e ligjit patjetër, pa asnjë diskutim, nga të gjithë, sipas Kushtetutës së Shqipërisë dhe kompetencave të çdo institucioni që ajo ka akorduar, por kujdes, territori i atdheut nuk mund të trajtohet si një burg i madh në ajër të hapur, pra si një kamp përqendrimi, edhe kjo mendoj që nuk është një konceptim i drejtë dhe i pranueshëm.

Ka juristë apo jo Shqipëria?

Apo janë të zënë me marrje cmimesh, me qoka, dhe me ojf duke marrë projekte të majme?

Kujdes me logjikën e ndëshkimit penal dhe me abuzimin e forcës së shtetit. Nuk mund t’i heqësh askujt drejpërdrejt si dënim një të drejtë kushtetuese bazike sikurse është e drejta e qarkullimit të lirë!

Ta zemë t’i dënosh të burgosurit me moslexim librash ose mediash!
Apo me heqjen e të drejtës për të votuar!

Më kujtohet teksti më i madh i filozofisë politike i Bedri Spahiut, shkruar në burg, ku ai pak a shumë thekson: I liri është i sigurt në lirinë e tij, vetëm atëhere kur i burgosuri ose i dënuari gëzon edhe ai të drejta të mbrojtura me ligj dhe në mënyrë shumë korrekte!

Kushtetuta dhe parimet e nenet e saj janë edhe për të lirët edhe për të ndëshkuarit!

Një ligj apo formë ndëshkimi penal nuk mund të vijë në kundërshtim me kushtetutën!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here