E FUNDIT/ Meta mesazh të fortë OSBE e ODHIR: Në Shqipëri nuk ka zgjedhje në 30 qershor

0
112

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka njoftuar në mënyrë zyrtare OSBE-në dhe ODHIR-in se në Shqipëri nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor.

Me një letër drejtuar zyrave përkatëse dhe krerëve të këtyre organizatave, Ilir Meta shkruan se është zhdekretuar data 30 qershor.
Meta u bën thirrje këtyre organizatave që të mos njohin votimet e njëanshme që organizon Edi Rama dhe qeveria e tij.

Letra e plote

“Sipas legjislacionit në fuqi, dekreti me nr 1199 i datës 10.06.2019 është në fuqi dhe është i publikuar në fletoren zyrtare të republikës së Shqipërisë më datën 11 qershor

Për këtë dekreti është ligjor dhe duhet të implementohet nga të gjithë institucionet prëfshirë dhe administratën e procesit zgjedhor në Shqipëri, përfshi dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Për këtë arsye procesi zgjedhor që mund të mbahet në dhunim të dekretit të presidentit do të jetë nul dhe i pavlefshëm.

Për këtë arsye procesi zgjedhor që mund të mbahet në dhunim të dekretit të presidentit do të jetë nul dhe i pavlefshëm dhe përpjekjet e kryeministrit të Shqipërisë për të injoruar dhe bllokuar implementimin e dekretit të presidentit të republikës janë totalisht të paligjshme dhe do të dëmtojnë krizën në Shqipëri”,- shkruhet ndër të tjera në letër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here