Balla vazhdoi të shpifte….!!!! Juristi Shkëlzen Berisha: I sigurtë që do e fitoj gjyqin…

0
122

‘Taulant Balla vazhdoi të shpifte. Nuk është aspak e vërtetë se gjykata arriti në konkluzionin se Shkëlzen Berisha ka detyrime ndaj tatimeve’.

Kështu deklaroi mesditën e sotme juristi Shkëlzen Berisha pasi doli nga Gjykata e Tiranës, ndërsa shtoi se është i sigurtë që do të fitojë gjyqin me kreun e grupit të PS.’

‘Jam i sigurt në fitoren e padisë, sepse ky është rast manuali. Është provuar katërcipërisht para gjykatës që kanë qenë paguar gjithë tatimet dhe këtë e provon vetë fakti që vetë Zyra e Taksave nuk ka asnjë pretendim ndaj meje për tatime të papaguara.

Është provuar katërcipërisht nga vetë dokumenti, që është vënë në dispozicion nga i akuzuari, që kur ka bërë deklarimet, del shumë qartë  – e ka pasur përgjigjen nga Zyra e Tatim-Taksave – që Shkëlzen Berisha i ka paguar 15 milionë lekë taksa!

Pra, ka qenë në dijeni se po bënte një deklarim të rremë, kur ka deklaruar se unë nuk kam paguar asnjë tatim-taksë.

Kështu që kjo është një betejë…është për të bërë një rast manuali për sa i përket shpifjes, konsumimit të veprës penale të shpifjes, sipas nenit 120/2 të Kodit Penal.

Kjo betejë do të vazhdojë në Gjykatën e Apelit, do të vazhdojë edhe më tutje.

Sigurisht kur njerëzit duhet të akuzohen për marrëdhënie me trafikantë droge, kur njerëzit duhet të akuzohen për vjedhje të fondeve publike me trafikantë droge, kur duhet të akuzohen për bashkëpunim në një organizatë kriminalë për vjedhje e votave të shqiptarëve, akuzat për shpifje janë gjëja më e thjeshtë dhe më e parëndësishme.

Sido që të jetë unë do ta vazhdoj betejën time, do ta apeloj vendimin dhe pas apelimit, do të ndjek çdo shkallë ligjore derisa  e vërteta të dalë në shesh’, deklaroi për mediat, juristi Shkëlzen Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here