Standard.al

Vasili: Ndërkombëtarët kanë dy rrugë…

0

Ish-kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili doli sot në një konferencë për shtyp, ku komentoi përgjimet e publikuara një ditë më parë nga gazetari Piter Tiede në “Bild”.

Ai tha se pikërisht këto përgjime ishin dëshmia ulëritëse e përfshirjes së qeverisë së Edi Ramës në blerjen e votave në Dibër.

Vasili bëri një apel edhe për ndërkombëtarët, disa prej të cilëve janë rreshtuar në krah të kryeministrit Rama.

“Këta ndërkombëtarë janë sot para dy alternativave, të distancohen e dënojnë kriminalizimin e zgjedhjeve ose të vazhdojnë të mbështesin një qeveri e kryeministër si ky, duke u rreshtuar në kahun e kundërt të historisë”,– tha Vasili.

Përgjimet e publikuara dje janë pjesë e dosjes 184 të prokurorisë për blerjen e votave në zgjedhjet e parakohshme lokale në Dibër.

Në 16 sekuencat e publikuara nga gazetari gjerman Piter Tiede, rezultojnë kryeministri i vendit Edi Rama, ish-ministri Damian Gjiknuri, ish-deputetet Pjerin Ndreu dhe Artan Gaçi, Arben Keshi, drejtor në ministrinë e brendshme, shefi i komisariatit numër 5 Sali Skura, si dhe drejtori i zyrës arsimore të Dibrës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.