Ti u shite për një thes miell, po unë mor copë m…. ç’taksirat kam…!!! Shpërthen keq aktivisti i njohur…

0
134

Briken Fejzullai, aktivisti i njohur i shoqërisë civile, ka nxjerrë një konkluzion pasi ka mësuar se si e kanë shitur votën për një thes miell, mijëra famije të varfra në vend. Me një llogari e thjeshtë matematikore, Fejzullai ia bën të qartë fukarait se me atë votë ka blerë një fetë bukë thatë në katër vjet, por pasojat kanë qënë shumë të rënda për pjesën tjetër të popullit.

Fejzullai shkruan: “Parentezë: “50 kilogram bëjnë 50.000 gram. 50.000 gram pjestuar për 365 ditë, bëjnë (thuajse) 137 gram.  137 gram pjestuar për 4 vjet, bëjnë (thuajse) 35 gram!

Praktikisht, ditën që këmbeve votën tënde me thesin e miellit; shite edhe shpirtin, për një fetë bukë thatë në ditë… për 4 vjet.”

Po unë (që më vlen vota sa e jotja, mor copë muti), çfarë taksirati kam, ta çoj tim bir të jetojë mijëra kilometra larg këtij vendi pa kurrfarë të ardhmeje, të mbushur plot e përplot me hijena, që kanë ngrënë çdo metër katror të kësaj toke, të bekuar nga zoti e të mallkuar nga robi; sepse ti o legen, shite shpirtin gratis?!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here