Shpërthen Mediu: Jemi përballë një grushti shteti…

0
102

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u shpreh në “Ditari” në A2 CNN se përgjimet e publikuara nga ”Bild” nuk e kanë habitur duke u analizuar nga sjellja e qeverisë dhe Edi Ramës. “Kemi të bëjmë një njeri që i konsideron opozitarët maskarenj dhe maskarenjtë i konsideron partner. Nuk kam dyshuar se çdo gjë është orkestruar nga Edi Rama në lidhje me manipulimet e zgjedhjeve”, theksoi Mediu.

Kreu i PR-së shtoi se “prokuroria është e kontrolluar dhe e kapur nga qeveria e sotme”. “Edi Rama dhe prokuroria janë në sinkron me qëndrimet e tyre, bënë të njëjtën deklaratë pas publikimit të përgjimeve. Opozita nuk ka rrugë tjetër përveçse të marrë të gjitha hapat e nevojshme për të mos lejuar që Kushtetuta të kthehet në paçavure dhe të mos lejohet që të mos ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, theksoi Mediu.

Në lidhje me dekretin e Presidentit për shfuqizimin e 30 qershorit si datë të zgjedhjeve, Mediu tha: ”Kush e gjykon dekretin e Presidentit të Republikës? Vetëm Gjykata Kushtetuese që u shkatërrua nga Rama për qëllime politike. PS-ja del dhe thotë se do të shkarkojë Presidentin se kështu mendojmë ne. Pra, jemi përballë një grushti shteti. KQZ ka të drejtë vetëm administrimin e procesit dhe bazohet në dekretin e Presidentit që të nisë të veprojë. Policia e Shtetit nuk mund të dalë kundër Presidentit të Republikës, ajo nuk vepron me urdhër të kryeministrit apo KQZ-së. Jemi në situatë absurd

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here