Standard.al

Rina zgjedh ‘Kanagjegjin’, ja çfarë mendon Adelina Ismaili për këtë projekt…

0

Pak kohë më parë, reperja me origjinë nga Kosova, Rina Balaj zbuloi në emisionin ‘Gjesi’ se shumë shpejt do të vinte me një bashkëpunim me divën e muzikës, Adelina Ismaili, projekt ky që i befasoi të gjithë. Ndërsa së fundmi ajo ka zbuluar së bashku me Ismailin disa nga prapaskenat e xhirimeve, nga ku dallohen të dyja këngëtaret me një ‘look’ të kuruar deri në detaje.

‘Kanagjegji’ ka qenë kënga e cila është përzgjedhur nga Rina për t’u risjellë në një version më të ri, ndërkohë që Adelina ka pohuar se këtë zgjedhje ia ka besuar reperes për shkak se ka një dashuri shumë të madhe për të tani.

Ndër të tjera Adelina Ismaili është shprehur se i ka bërë përshtypje edukata shumë e madhe e Rinës. “Në fillim është prezantuar si sheqer, shumë e ëmbël, shume e mirë. Të moshës së saj t’i shohësh kaq të edukuara, rrallë. Më pas mora vesh që është në akademinë e muzikës dhe kam një lloj debulese për ata që janë në akademi”,- tregoi ajo.

“Deri më sot kam pasur shumë stres, ekstrem. Se kam ditur që Adelina do të ishte kaq e lehtë dhe nuk e kam dhe aq problem ta bëj skenën me të”,- ka vijuar të thotë Balaj gjatë intervistës së zhvilluar në vendin e xhirimit të videoklipit.

Vajzat janë duke punuar për detajet e fundit të projektit të tyre dhe duket se kënga do të publikohet shumë shpejt për t’i shoqëruar të gjithë adhuruesit e muzikës së tyre në muajt e nxehtë të verës.

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.