Rama kërcënon gazetarin gjerman/ Një delegacion për lirinë e medias zbarkon në Tiranë…

0
109

Qendra Evropiane për Lirinë e Medias dhe Shtypit (ECPMF) me qendër në Leipzig të Gjermanisë, ka bërë të ditur mbërritjen në Tiranë të një delegacioni të organizatave për lirinë e medias.

Organizata të shumta ndërkombëtare e kanë shprehur mjaft herë shqetësimin për gjendjen e medias në Shqipëri, e cila rëndohet më tepër edhe nga intimidimi nga qeveria e personalisht kryeministri Edi Rama, i cili akuzohet shpesh për përdorim gjuhe urrejtjeje karshi gazetarëve e reporterëve.

Konfrontimi i fundit i kryeministrit shqiptar me një gazetar është fare i freskët, teksa ai ka kërcënuar me paditje në gjyq redaktorin politik të gazetës gjermane Bild, Peter Tiede, për publikimin e bisedave të përgjuara, të cilat provojnë lidhjen e qeverisë shqiptare me krimin për blerjen e votave dhe manipulimin e zgjedhjeve.

Në njoftimin e saj, ECPMF ka vënë në dukje se delegacioni ndërkombëtar ka mbërritur në Shqipëri pikërisht ditën kur Rama tha se do të padiste Tieden në një gjykatë gjermane.

‘Ditën që kryeministri Edi Rama kërcënoi të padiste një gazetar gjerman për publikim përgjimesh, në Tiranë mbërrin një delegacion i organizatave për lirinë e medias. @ExitExplains @PeterTiede @BILD’, shkruan ECPMF në faqen e saj në Twitter.

Tiede is është përgjigjur menjëherë Ramës se nuk i druhet padisë nga ai, pasi bisedat e përgjuara janë reale dhe jo shpifje.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here