Standard.al

Presidenca i përgjigjet Ramës: Presidenti mban shënim të gjithë personat që shkelin ligjin dhe provokojnë tensione artificiale…

0

Ka kaluar në përplasje institucionale mes kryeministrisë dhe presidencës, situata në të cilën ndodhet Shqipëria.

Ditën e sotme presidenti Ilir Meta bëri thirrje që institucionet e shtetit të punojnë që shqiptarëve të mos u rikthehen vizat.

Në një reagim në Twitter, Rama thotë se vizat nuk kthehen për qytetarët.

Pas deklaratës së Ramës, ka ardhur edhe reagimi i presidencës.

Reagim i zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi

Presidenti Meta vlerëson të gjitha institucionet që zbatojnë ligjin dhe i inkurajon që ta bëjnë këtë me përgjegjshmëri maksimale dhe transparencë të plotë.

Presidenti mban shënim të gjithë personat që shkelin ligjin dhe provokojnë tensione artificiale, të cilat u shërbejnë vetëm atyre grupimeve të errëta vendase dhe të huaja, që kërkojnë destabilitet në Shqipëri dhe rajon, me qëllim defaktorizimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.