Përplasje e fortë!!! Dekreti për zgjedhjet/ Çfarë ndodhi në KZAZ në Paskuqan…

0
125

Tensione edhe në KZAZ-në në Paskuqan këtë të hënë.

Përmes një reagimi, Partia Demokratike Dega Paskuqan bën me dije se, “para KZAZ Nr 27, te Shkolla Isa Boletini, Paskuqan, është kërkuar lirimin e hapësirave të institucionit Bashkia Kamze, në zbatim të dekretit të Presidentit te Republikës së Shqipërisë”, që rrëzoi 30 qershorin si datën e zgjedhjeve lokale.

Në pamjet e publikuara, duken efektivë të policisë që vendosur para hyrjes së shkollës dhe duke mos lejuar zbatimin e dekretit të Presidentit Meta.

Nga Presidenca, është paralajmëruar se “Presidenti Meta mban shënim të gjithë personat që shkelin ligjin dhe provokojnë tensione artificiale, të cilat u shërbejnë vetëm atyre grupimeve të errëta vendase dhe të huaja, që kërkojnë destabilitet në Shqipëri dhe rajon, me qëllim defaktorizimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve”.

Këtë të hënë, në Tropojë është thyer një KZAZ, ndërsa në Shkodër ka pasur përplasje mes forcave policore dhe protestuesve, të cilët kërkojnë zbatimin e dekretit të Presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here