Standard.al

“Në tetor Rama nuk do të jetë kryeministër!” Deklaratë e fortë nga numri dy i selisë blu

0

Pas vendimit të Bashkimit Europian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe pas “entuziazmit” të kryeministrit Edi Rama pas këtij vendimi, vjen edhe reagimi i sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhi.

Sipas këtij të fundit, “Edi Rama është kryeministri i vetëm në botë që një lajm të keq për vendin e quan lajm pozitiv, duke thyer edhe rekordin e një viti më parë, kur gënjeu shqiptarët se negociatat u hapën”.

Sipas numrit dy të selisë blu, në tetor, kur Europa të vendosë për ne, ai nuk do të jetë më kryeministër dhe Shqipëria do të ketë hyrë në rrugën e duhur për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit: 

Edi Rama është kryeministri i vetëm në botë që një lajm të keq për vendin e quan lajm pozitiv, duke thyer edhe rekordin e një viti më parë, kur gënjeu shqiptarët se negociatat u hapën.

Shtyrja e vendimit të Bashkimit Europian për nisjen e negociatave me Shqipërinë për të tretën herë me rradhë, nuk ka asgjë pozitive. Edi Rama e di shumë mirë se, nëse ai do të vazhdojë të jetë në krye të vendit, dera e Europës për shqiptarët, do të qendrojë e mbyllur.

Europianët nuk pranojnë në familjen e tyre një hajdut votash si Edi Rama, një hajdut taksash si Edi Rama, një hajdut pasurish kombëtare si Edi Rama.

Me zgjedhje të vjedhura në pakt me krimin dhe me korrupsion të frikshëm si ky i qeverisë së Edi Ramës, vendi ynë do të mbetet i izoluar, i fundit për nga ekonomia, i fundit për nga zhvillimi.

I vetmi lajm i mirë në këtë histori 6 vjeçare mashtrimesh dhe vjedhjesh të Edi Ramës, është se në tetor, kur Europa të vendosë për ne, ai nuk do të jetë më kryeministër dhe Shqipëria do të ketë hyrë në rrugën e duhur për nisjen e negociatave të anëtarësimit, duke siguruar hapin e parë për Shqipërinë si gjithë Europa – zgjedhjet e lira e të ndershme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.