Media prestigjioze Europiane: Shqipërisë nuk i hapen negociatat, Maqedonia pret dritën jeshile…

0
74

Media prestigjioze Europiane, Euractiv, shkruan se vendimi për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë do të shtyhet për në shtator. Por, gjasat janë që Shqipërisë të mos i hapen negociatat, ndërsa Maqedonia e Veriut duket se do të ketë një vendim pozitiv nga vendet anëtare.

Diplomatët dhe zyrtarët e BE-së, i thanë EURACTIV, se vendimi do të shtyhet për në shtator. Ndërkohë, një konsensus po vendoset që Mqedonisë së Veriut, t’i jepet drita jeshile, ndërsa Shqipëria nuk po arrin të marrë votat unanime të 28 anëtarëve. Shkupi vlerësohet veçanërisht, për faktin se arriti një marrëveshje histoike me Greqinë, për çështjen e emrit“.

Më tej Euractiv, shkruan se veçimi i Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, duket mjaft i mundshëm.

Veçimi i dy vendeve duket mjaft i mundshëm, duke qenë se disa nga skeptikët më të mëdhenj ndaj zgjerimit, janë gati të japin bekimin e tyre për Maqedoninë e Veriut, veçanërisht, Hollanda dhe Gjermania. 
Të mërkurën e kaluar, Parlamenti Hollandez, kaloi rezolutë mjaft kritike ndaj Shqipërisë, veçanërisht për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Asnjë shqetësim i ngjashëm nuk u ngrit për Maqedoninë e Veriut“.

Pra Shqipëria rrezikon, që jo vetëm të mos e mbërrijë trenin e shtatorit, por të veçohet nga Maqedonia e Veriut, e cila duket se ka më shumë shanse të hapë negociatat. Ky vendim do të ishte vërtet tragjik për perspektivën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Kujtojmë se në gjashtë vitet e qeverisjes Rama, Shqipëria ka bërë hapa mbrapa sa i përket këtij procesi, veçanërisht nëse shohim votimin e Parlamentit Hollandez, që kërkonte rikthimin e vizave dhe bllokimin e negociatave.

Vendi është përfshirë nga një krizë e thellë politike, ku opozita refuzon të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, pas publikimit të përgjimeve në “Bild”, të cilat tregojnë masakrën elektorale me blerjen e votave nga eksponentët e Partisë Socialiste.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama po marshon i vetëm në zgjedhje, edhe pse Presidenti i Republikës, ka lëshuar një dekret për anullimin e tyre.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here