Standard.al

Masakra elektorale e Ramës në vitin 2017! Video/ Si e legjitimoi OSBE/ODIHR

0

 

Gazeta “Bild” u tregoi dje shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve sesi zgjedhjet e vitit 2017 në Dibër u vodhën, u blenë dhe votat u morën me presione kriminale direkt nga qeveria. Faktet janë kokëforta dhe nuk as vet socialistët e ndershëm nuk kanë asnjë argument shfajësues.

Por pas publikimit të përgjimeve, vlen të shihet se si reaguan ndërkombëtarët për procesin elektoral në Dibër. PD në vitin 2017 denoncoi blerjen e votës dhe presionet duke publikuar emrat e personave që kanë dalë dhe në përgjimet e “Bild” dhe të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Por OSBE/ODIHR institucioni të cilit shqiptarët i referohen si Bibla dhe Kurani sa herë flitet për zgjedhjet, e ka certifikuar këtë vjedhje të votave.

Në raportin për zgjedhjet e Dibrës, vëzhguesit e OSBE nuk flasin për manipulime, por vetëm për “aludime”.

Sot që nuk flitet më për aludime, por për prova të vjedhjes së votave, OSBE duhet të reagojë dhe të paktën t’u kërkojë ndjesë shqiptarëve, që i mashtroi dhe lejoi një proces të manipuluar të serviret me ndihmën e tyre si i ligjshëm.

Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e vitit 2017

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.