Lefter Maliqi ironizon keq Ramën: Mbaje veten Kalorës. Hiq dorë nga fallxhoret se të doli boja….

0
106

Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar, përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me situatën e krijuar pas përgjimeve të reja të gazetës gjermane Bild. Ndërsa ironizon kryeministrin Edi Rama, Maliqi i drejtohet atij me fjalët “kalorës” e i kërkon të heqë dorë nga fallxhorët e doktorët, terma të përdorur këto nga kreu i qeverisë Edi Rama, për të etiketuar kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi si edhe ish-kryeministrin Berisha.

“Mbaje veten Kalorës. Hiq dorë nga fallxhoret dhe doktorët ne shqiperi se te doli boja. Vizitohu te jesh mire. Pasi mekatet,genjeshtrat,prapaskenat, shitja e bashkëpunëtorëve,futja ne burg e disa prej tyre,mallkimet e nenave per prishjen e shtepive,futja ne burg per energji elektrike, per 3 gr droge etj, varferia,pasiguria ,zhgenjimi qe u bere socialisteve duke i sherbyer vetëm nje grup oligarkesh Rilindas dhe bandash te krimit qe plackiten pasurit,rrembyen tenderat,vodhen çgjeten perpara,blene,mashtruan,joshen,kercënuan votuesit,po te kthehen në makth.

Hiq dore nga portokallia me Ertv e famshme, hiq dore nga tepsia ,hiq dore nga çmënduria e perplasjes civile te 30 Qershorit,hiq dore nga padia ndaj Gazetarit te Bildit.Mbaje fort veten se sot do të ngecin dhe negociatat dhe se shpejti kalores do mbetesh vetem me tao taon dhe ciu ciun.Hidhi nje sy filmit vdekja e kalit para se të cosh vendin në katastrof në 30 qershor.

Keqardhje per ty mbete lakuriq nga mendja, trupi, karakteri e dinjiteti. Beju pak burre, zbriti kalit, mbaj këmbet ne tokë hiq antiplumbin dhe perballu ne terren te hapur ne kushte te barabarta. Pas beteje ik prap në Francë rriti thonjt ha makarrona luaj basketboll po te doli koha pikturo Rilindjen”,- shkruan Maliqi në rrjetet sociale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here