“Je hasmi im dhe i familjes sime”, Aurel Bylykbashi deklaratë të fortë: Po të drejtohem ty Edi Rama

0
410

Ish-deputeti dhe kryetari i Partisë Demokratike, Aurel Bylykbashi doli në një konferencë për shtyp, nga selia blu në Elbasan, pasi gjykata vendosi ditën e dielë detyrim paraqitje për të dhe dy ish-sekretarët në Librazhd e Prrenjas, Erlind Gurra dhe Leonard Ozuni.

Në prezencë edhe të simpatizantëve të partisë Demokratike, Bylykbashi dënoi ndalimin e tij dhe 6 anëatrëve të tjerë nga policia, ndërsa përcolli mesazhe të drejtpërdrejta për kryeminsitrin Rama.

“Po të drejtohem ty Edi Rama: Ti hajdut oridinere, që për hir të miliardave që po bën në kurriz të vendit që me dhunë po mban pushtetin shumë shpejt do të kesh një fund të dhimbshëm. Ky vend nuk ka njohur një rracë te pangopur si e jotja. Shume familje po vuajnë për bukën e gojës. Ti po përpiqesh të blesh politiken, drejtësinë, zgjedhjet sigurinë tënde, nuk ka për të funksionuar. Kur i godet njërëzit, i burgos herët apo vonë do të presësh për të njejtën për veten tënde. Zgjedhje me 30 qershor nuk do të ketë. Aurel Bylykbashin nuk do ta përkulësh dot kurrë. Nesë deri sot kam punuar 1 fish, tani e tutje do të punoj 10 fish më fort për të hequr”, tha zyrtari i PD-së.

Mesazhe të drejtpërdrejta ish-deputeti përcolli edhe për Taulant Ballën dhe kryebashkiakun Qazim Sejdini. Deputetin e akuzoi si skenarist të arrestimit të tij, ndërsa kryebashkiakun se po prish kodet e bashkëjetesës në qytet, për të cilën dhe e paralajmëroi.

“Taulant Balla, Mezi po pres të takoj personalisht duke të parë sy më sy dhe ballë për ballë. Ne të dy i përkasim sojit dhe rracave të ndryshme. Ti sot kujton se je i fortë dhe godet pas shpine. Je hasmi im dhe i familjes sime me këtë që bëre. Ti e kupton mirë çfarë do të thotë kjo. Politikisht po të them përpiqu të gjesh një rrugë tjetër për të shkuar diku, se nuk ke rrugë tjetër që të shkosh në Elbasan.

Sejdini, Mesa kam dijeni nuk je i përfshirë në këtë histori. Ti për mua ke qënë dhe do mbetesh kundërshtari më i fortë për PD. Ky qytet ka disa kode, që kanë funksionuar vite me parë. Unë i kam respektuar këto kode, janë të shenjta për mua. Këto e kanë mbajtur këtë qytet edhe në regjimin e Hoxhës. Qazim po shkelni kodet e bashkëjetesës. Unë nuk kam frikë nga burgu. Ne që duam të respektojmë kodet jemi më shumë se ata që duan ti prishin. Nëse do të bashkohesh me ta kjo që ka parë ky qytet nuk është gjë akoma. Nuk po ju kërcoënoj, por po ju paralajmëroj”, tha Bylykbashi.

I pakënaqur me masën me arrets me burg për dy kryetarët e PD, në Librazhd e Prrenjas dhe dy simpatizantëve, Bylykbashi nuk la pa i dërguar mesazh edhe prokurorit Ritvan Sukaj.

“ Unë dhe kolegët e mi po luftojmë edhe për ty. Të mos e mbash kokën poshte duke lexuar akuzat politike kur jep vendimin, por nëse ti duke shkelur ligjin zgjedh karrierën tënde dhe më mohon të drejtën të kthehem në shtëpi, kjo më bën mua dhe çdo qytetar të mos e njoh drejtësinë tënde dhe ti e kupton çdo të thotë kjo. Kur besimi te drejtësia bie, vendin e zë kaosi”.

Në fund Bylykbashi ftoi qytetarët t’i bashkohen protestës së opozitës më 21 qershor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here