Ish-kryeministri Berisha: Nuk do të futesha kurrë në zgjedhje pa opozitën

0
125

Ish kryeministri Sali Berisha deklaron se nuk do të shkonte kurrë në zgjedhje pa opozitën.

I ftuar në emisionin Tempora, Berisha foli mbi dekretin e Presidentit Meta, duke dhënë dhe precedentët e tjerë në të shkuarën. Sipas Berishës, Meta ka bërë veprimin e duhur pasi të drejtën ia njeh kushtetuta.

“Presidenti është kushtetues, është legjitim. Ne e themi që ky President ndryshoi datën e zgjedhjeve pas pesë precedentësh. Alfred Moisiu ndryshonte datën pa pyetur fare. Pyeste vetëm Edi Ramën. Edhe pse në heshtje, isha i vendosur që të mos shkoja në zgjedhje pa opozitën. E kam respektuar vendimin e Presidentit. Kurrë nuk do të shkoja në zgjedhje pa opozitën. Zgjedhjet nuk janë për qeverinë, janë për partitë politike. Zgjedhjet nuk janë vetëm procedurë por edhe substancë. Ajo që e bën një proces zgjedhor eficent është alternativa. Ajo që e bën demokracinë eficente është alternativa. Mungesa e saj e bën letër të vdekur. Po të ndjekësh ligjet e mafies bën çfarë të duash, por po të ndjekësh rregullat e demokracisë nuk mund të shkosh pa opozitën në zgjedhje”, tha Berisha në “Tempora”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here