Hahn zbulon katër vendet skeptike kudër hapjes së negociatave

0
123

Komisioneri për Zgjerimin Evropian, Johannes Hahn, thotë se nuk do të hapen negociata me Shqipërinë dhe Maqedoninë të paktën për këtë verë. Tre janë shtetet skeptike sipas Hahn, përkatësisht Gjermania, Franca dhe Danimarka.

Gjatë një konference për shtyp në Bruksel, Hahn tha se disa vende të BE-së nuk janë të gatshme për hapjen e negociatave.

“Komisioni Evropian vlerëson dhe beson sërish se këto vende duhet të shpërblehen. Nuk është në interes të vetëm këtyre 6 vendeve të Ballkanit që të bëhen pjesë e BE-së, por është edhe në interesin tonë. Të gjitha këto bazohen edhe në merita individuale. Zgjerimi ndikon për stabilitetin në rajon, megjithatë një vendim nuk është arritur të merret në lidhje me hapjen e negociatave, të paktën këtë verë. Kërkohet më shumë kohë për rekomandimet tona që ata të bëjnë vlerësimet e tyre”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here