Gjata: Në Shqipëri s’ka për të pasur konflikt civil, vendi  po shkon vetëm drejt konfliktit me Ramën…

0
196

Në një intervistë për gazetën “Standard” sekretari i PD-së për çështjet zgjedhore Clirim Gjata theksoi  se protesta është një kauzë qytetarë që ka në thelb mbrojtjen  e vlerave të demokracisë .Po kështu Gjata qartësoi se opozita nuk po e pengon aspak reformën në drejtësi përkundrazi  tani të gjithë opozitarët janë qytetarë të thjeshtë . Ndër të  tjera Gjata theksoi se prokuroria me urdhër të Edi Ramës ka shtyrë verifikimet e kandidatëvë për SPAK-un.

 

Intervistoi: Albina Elezi

 

Kryeministri nuk njeh dekretin e Presidentit per shfuqizimin e dates se zgjedhjeve vendore dhe thekson me bindje se ne 30 Qershor do kete zgjedhje. Si e shihni kete qëndrim?

 

Eshtë e pakuptimtë  te mos respektosh dekretin e presidentit,  i cili është i botuar në fletoren zyrtare. Ky dekret eshtë botuar në fletoren zyrtare dhe në qoftë se Rama nuk zbaton këtë dekret atëherë nuk zbaton as kushtetutën, as  kodin penal, asnjë ligj. Mendoj që është në kushtet e grushtit të shtetit po nuk zbatoi vendimin  e Presidentit. Vetem 1 organ mund ta konsiderojë dekretin dhe ai ështe gjykata kushtetuese, jo kryeministri.

 

Sipas Kryeministrit e gjithe kauza e protestave opozitare ka pas friken ndaj reformës ne drejtesi. Cili është komenti juaj?

 

Pse nuk e bëjnë reformën në drejtësi? Ata mendojnë se i pengon opozita por ishte opozita që dogji mandatet. Po të kishte frikë nga reforma në drejtësi, opozita qëndronte në parlament me imunitet si në rastin e Saimir Tahirit apo raste të tjera, por fakti që dogji mandatet dhe doli në rrugë u  bashkua më kauzën që deklaroi, i dha shpresë qytetarëve , kjo tregon që vetëm frikë nuk ka nga reforma në drejtësi . Megjithatë pse nuk e bëjnë reformën në drejtësi, të ngrejnë institucionet, çfarë ju pengon?  Kjo opozitë nuk pengon ngritjen e SPAK-ut  dhe as KLGJ-në ngritjen e gjykatës speciale per plotësimin e gjykatës së lartë. Po kështu opozita nuk pengon KLP për ngritjen e gjykatës kushtetuese. Më thoni 1 argument që me këtë veprim pwr tw ngirutr SPAKU-un?!. Këto janë përalla nuk i beson njeri. Opozita e ka fajin që KLP u mblodh sot dhe tha që të shtyhet afati i verifikimit të kandidatëve për në SPAK?  Kjo është bërë me urdhër të Edi Ramës sepse po dalin përgjime të rej,a po dalin pisllëqet,p aratë e vjedhura, konçesionet , Avdylajt , ky Keshi. Prandaj pra, se po dalin kwto, KLP-së me urdhër të Ramës i intereson të shtyjë  procedimin, përsëri ku është faji i opozitës këtu?

 

A po shkon vendi drejt konfliktit civil, ne kushtet kur palet duken ne pole ekstremisht te kunderta dhe data 30 po afron?

 

Vendi  po shkon vetëm drejt konfliktit me Edi Ramën. Konflikt civil nuk ka pasi populli nuk është i ndarë që të konfliktohet kjo mosmarrëveshje është vetëm me Edi Ramën  që  po na dërgon në diktaturë , por nuk do të egzistojë më. Unë pajtohem më atë që tha presidenti Meta, pluralizmi ka ardhur në dhjetor të 90’-tës  dhe zgjedhje  me 1 parti nuk ka si në Korenë e Veriut. Prandaj nuk është çështja tek përplasja civile, madje Rama është i gatshëm që të ndërmarrë të urdhërojë prokurorinë të bëjë veprime që të largojë vemendjen nga përgjimet që po dalin, pra sesi të ndezë flake e zjarr në Shqipëri vetëm e vetëm që të krijojë përsëri vemendjen për të ruajtur karriget e veta. Konflikti është vetëm me 1 njeri, me kreun e krimit te organizuar në Shqipëri, me Edi Ramën, me asnjëri tjetër. Kuptohet së bashku me ministrat e tij të korruptuar me koncesionet dhe oligarkët po kështu me klanet që blejne votat por që në krye mbetet vetëm ai.

 

 

Çfarë pritet nga protesta e 21 Qershorit?

 

Presim, ne po luftojmë për mbrojtjen e demokracisë. Nuk do të lejojmë Ramën të rivendosë edhe njëherë diktaturën siç ndodhi në 45 vjet, ajo nuk ndodh më. Edi Rama me gjithë çfarë ka, nuk e bën dot si para 90-ës. Prandaj ajo protestë këtë qëllim ka, ështe një kauze qytetare për mbrojtjen e demokracisë ,mbrojtjen e vlerave, por edhe qytetarët janë bërë grup për hallet e tyre, për probleme te tyre që nuk ja zgjidh kjo qeveri. Ata po ngrihen që kurrë më një qeveri tjetër mos të guxojë të bëjë këto numra të tilla si qeveria “Rama”.

 

*STANDARD.AL

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here