Standard.al

Gazetari gjerman shigjeton sërish kryeministrin: Ditën që Rama më kërcënoi…

0

Gazetari gjerman i tabloidit “Bild”, Peter Tiede, ka reaguar sërish përmes një postimi në llogarinë e tij personale në rrjetin social “Twitter”, lidhur me deklaratën e një dite më parë të kryeministrit Edi Rama. Pas publikimit të 16 audio-përgjimeve mbi dosjen 184, kreu i qeverisë paralajmëroi se do ta padiste gazetarin në një gjykatë gjermane, me arsyetimin e drejtësisë së munguar.

“Kam vendosur ta çoj në gjykatat gjermane këtë gazetar dhe në atë vend të bekuar,ku drejtësia nuk bën lojra me sekretet hetimore e ku dinjiteti i njerëzve dhe i shteteve respektohet si vlerë e pacënueshme, le të shohim kush është me të drejtën në këtë histori drejtësie të munguar“, shkruante Rama në “Twitter”.

Ndërsa, Tiede, ka zgjedhur të komentojë deklaratën e Ramës duke vënë theksin tek rastësia ironike e vizitës në Tiranë të një delegacioni të Bashkimit Evropian mbi lirinë e medias dhe fjalën e lirë, me kërcënimin për ngritjen e një padie ndaj tij.

“Ditën kur Kryeministri Rama më kërcënoi se do të më padiste për publikimin e përgjimeve, një grup delegacioni zbarkon në Tiranë lidhur me lirinë e medias, fjalës së lirë nga Bashkimi Europian.”- ka shkruar gazetari.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.