E sëmurë rëndë? Flet për herë të parë Angela Merkel…

0
139

 

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se është mirë, pasi ajo u pa teksa dridhej gjatë një takimi me presidentin e Ukrainës.

Temperatura në kryeqytetin gjerman po shkonin tek 30 gradë celcius dhe Merkel është shprehur se pasi ka pirë tri gota uji, ajo ishte bërë më mirë.

Sipas Merkel kjo gjë ka ardhur nga dehidratimi që ka pasur.

Teksa në lidhje me ngjarjen ka folur edhe ish komediani që tashmë është president i Ukrainës, Zelensky.

“Ajo ishte duke qëndruar pranë meje dhe plotësisht e sigurt”, tha ai.
Merkel është një nga politikanët më me influencë të Bashkimit Evropian dhe është përshkruar si Mbretëresha e Gjermanisë.

Ajo ka njoftuar se do të largohet kur termi i saj i tanishëm – i katërt të përfundojë në vitin 2021./BN/A.P/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here