Deklaratë e fortë/ Osmanaj: KQZ shkeli sot Kushtetutën, opozita tërësisht legjitime

0
115

Anëtari i KQZ-së, Hysen Osmanaj, tha sot nga studio e FaxNeës se: “E vetmja që mund të vendosë nëse jemi në një situatë për të vazhduar zgjedhjet apo jo është Gjykata Kushtetuese

Lidhur me deklaratën e sotme të KQZ-së ku shprehej se nuk e njihnin dekretin e Metës dhe se ky institucion do vijonte punën për të shkuar në zgjedhjet e 30 Qershorit, Osmanaj u shpreh: “Sot këta anëtarë kanë dalë me një deklaratë ku janë shprehur se duhet të fillojë procesi zgjedhor. Edhe kjo deklaratë në shkelje të Kushtetutës sepse kemi një dekret të dhënë nga Presidenti për anullimin e përkohshëm të tyre deri në caktimin e një date tjetër”.

“Mbi gjysmën e bashkive nuk ka kandidatura alternative. Sot forcat të cilat konkurojnë nuk kanë një program elektoral por bëhet një politikë kombëtare kundër njëri-tjetrit. Është një fushatë më keq se politike, nuk është një fushatë për të zgjedhurit vendor që do të zgjidhnin problemet e qytetarëve”, tha antari i KQZ-së.

Duke folur për ndërhyrjen e Policisë por të mos lejuar protestuesit dhe punonjësit e bashkive për të larguar materialet zgjedhore nga vendet e caktuara si KZAZ por që janë në pronësi të pushtetit lokal, Osmanaj tregoi se ka pasur një marrëveshje midis KQZ-së dhe Policisë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

“Në praktikën tonë ne kemi pasur një memorandum bashkëpunimi me Policinë. Në disa vende, dhe jo shumë larg, përfshirë edhe Kosovën e Maqedoninë e Veriut e kanë një organ të tillë, ku Policia e Shtetit, KQZ, Prokuroria bashkëpunojnë për administrimin e zgjedhjeve. KQZ në këto moment është në një situatë shumë të vështirë, dhe unë shpresoj e besoj që të mos shkojmë në një situatë përplasje dhe bëj thirrje që të shqyrtohet dekreti i Presidentit dhe të ulen palët në tavolinë, të diskutojnë dhe ndajnë idetë e tyre që të shkojmë realisht në zgjdhje të barabarta, të ndershme dhe të lira”.

Lidhur me përgjimet e Bild të publikuara pasditen e djeshme, Osmanaj dha këtë përgjigje:

“Personalisht ndihem i trishtuar për ato që kanë ndodhur, jo se kanë ardhur si të papritura sepse kemi qenë të parainformuar se ka pasur raste të intimidimit të zgjedhësve, blerjes së votave etj. Ne kemi konstatuar se është përdorur administrate publike si dhe objektet publikë për fushatat elektorale”.

Ndërkohë për pozicionin në të cilën ndodhet opozita: Osmanaj shprehet: “Sot opozita është totalisht e legjitimuar, sidomos me daljen e përgjimeve sepse më parë isha edhe unë skeptik. Por si dikush që don të ul tensionet, shpreh mendimin se palët duhet të ulen. Nuk mund të rri indiferent pavarësisht se jam jurist për situatën në të cilën ndodhet vendi. Në emër të familjes dhe të vendit, sepse të gjithë jemi politizuar këto kohë, palët duhet të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje. Jemi në një krizë shtetërore, politike, institucionale dhe Presidenti i Republikës ju dha një zgjidhje me dekretin që nxori, ju dha kohë mjaftueshëm që të mos shkohet drejt një akti tjetër siç është ajo e shpërndarjes së parlamentit”, tha Osmanaj

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here