Standard.al

Aksident tragjik/ 1 i vdekur dhe 2 të plagosur rëndë, nisen me urgjencë për në Tiranë

0

Një aksident tragjik ka ndodhur në “Rrugën e Kombit”, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë. Raportohet se të plagosurit janë nisur me urgjencë për në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake të policisë lokale, një makinë tip “Opel” ka dalë nga rruga.

“Në aksin rrugor Kukës-Tiranë, shtetasi P.M., banues në Fushë-Krujë, duke drejtuar mjetin tip Opel, ka humbur kontrollin e mjetit, ku për pasojë ka dalë nga rruga. Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi P.M., si dhe janë plagosur rëndë dy pasagjerët, shtetasit H.D., dhe E.H., të dy banues në Fushë-Krujë. Të plagosurit pasi kanë marrë mjekim në spitalin e Kukësit, po dërgohen për mjekim më të specializuar në spitalin e Tiranës. Grupi hetimor dhe Policia Rrugore e autostradës, po punojnë për shkaqet e aksidentit dhe dokumentimin e ngjarjes”, njoftoi Policia

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.