Standard.al

“Rama flet me vete!” Ish-deputeti i PD-së publikon videon…

0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji pas fotove mesazheve që publikoi ku akuzonte kryeministrin Edi Rama se po përdor administratën për mitingje elektorale, ka njerrë edhe një video.

“Rama flet me vete! Pavarësisht kërcenimeve ndaj administratës populli e ka braktisur, karriget bosh me momentin që flet Rama në Maliq”, shkruan Saliani në Facebook.

Ndërsa më herët shkruante: “Shetitjet poshteruese të Ramës me administratën vijojnë si eskursione në çdo vënd!

Takimi i tanishëm në Maliq i mbushur me autobuzë nga administrata e gjithë qarkut Korçë, per pak videot nga cdo zone ku po mblidhen!

Ndërkohë kryetari i bashkisë që kêrkon mandatin e gjashtë kërcënon punonjësit e administratës me vendin e punês nese nuk sjellin 4 persona!

Njësoj sic kercenon 1600 familjet me ndihmë ekonomike, njesoj si kercenohen bizneset me gjiba dhe familjaret me buken e gojës!” /Gazeta Liberale

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.