Standard.al

“Rama dhe Arta Marku po luajnë keq me zjarrin”, Spaho: Rama po përpiqet të nxisë përplasje civile në Shqipëri

0

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar pas informacioneve se liderit opozitar i rrezikohet jeta dhe siguria. Në një postim në rrjetet sociale, ai thotë se kryeministri Edi Rama është në panik të madh nga përgjimet që pritet të publikojë gazeta gjermane Bild.

Sipas Spahos, Rama po përpiqet të nxisë përplasje civile në Shqipëri.

“Edi Rama është në panik të madh nga përgjimet qe do publikojë sot dhe të Enjten gazeta Bild. I ndodhur në një situatë katastrofike për vehten e tij po përpiqet të nxisë përplasje civile në Shqipëri. Per këtë i duhet një ngjarje dhe atë po përpiqet ta krijojë. Se bashku me larot qe ka në prokurori po përpiqet të manipulojë me farsën e financimeve ruse të PD dhe të arrestojë udhëheqësin e opozitës. Rama dhe Arta Marku po luajne keq me zjarrin. As mos mendoni se mund ta prekni Bashën. Ju që e mendoni apo ata qe j’ua këshillojnë këtë po ndizni një zjarr të madh që do ju djegë vetëm ju”,- shkruan Spaho.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.