Profil!!! Arben Keshi, shefi i policisë, krahu i armatosur i Ramës në vjedhjen e votave

0
99

Truri komandues i operacionit të vjedhjes së votave në Dibër rezulton të jetë një drejtor në Ministrinë e Brendëshme Arben Keshi i cili sipas gazetës prestigjoze gjermane ka ngritur një skemë të qartë dhe stratëgji për blerjen e votave, për pengimin dhe shantazhimin e votuesve. Megjithëse është i ndërgjegjshëm se Kodi Zgjedhor e dënon me tre vite burg pjesmarrjen e administratës publike në intimidimin e votuesve keshi bën gjithçka që partie Socialiste të kapë një rezultat maksimal. Ai dëgjohet në përgjime të flasë me kryeministrin Rama dhe ti zotohet se  do të arrijë objektivin e tij dhe se rezultatet e zgjedhjeve do të jenë në përputhje me pritshmëritë.

Kjo bisedë që e nxjer Ramën komanduesin dhe ideatorin e manipulimit elektoral është pjesë e dosjes së famshme 184/2006. Rama, Gjiknuri Tahiri, etj janë porositësit, ndërsa keshi në terren është zbatuesi i urdhrave.

 

Rreth 3 vite më parë Partia Demokratike dorëzoi në Prokurorinë për Krime të Rënda një kallëzim penal, ku shkruante se në Dibër po vepronte një grup i strukturuar kriminal, që po blente votat dhe kërcënonte votuesit dibranë për llogari të kandidatit të mazhorancës, Muharem Rama.

Në listën me emrat që Partia Demokratike ka dorëzuar asokohe në Prokurori dhe që sipas saj, ishin pjesë e grupit kriminal që po blente votat dhe kanoste votuesit dibranë ishte dhe emri i Arben Keshit.

Për Keshin në kallëzimin e PD, shkruhej se ishte drejtor i Qendrës së Mbyllur për të Huajt e parregullt në Republikën e Shqipërisë, dhe se kryente veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zonën e Maqellarës.

Prokuroria nuk bëri asgjë në lidhje me këtë çështje, ndërsa sot në përgjimet e publikuara nga gazeta “Bild”, Arben Keshi shfaqet si protagonist së bashku me kryeministrin Rama, për blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve./lapsi.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here