Standard.al

Përgjimet e reja të “BILD” “trondisin” qeverinë Rama, Taulant Balla deklaratë urgjente në Kryesi

0

Kjo e hënë që shënon dhe nisjen e një jave të re, pritet të jetë me zhvillime të vrullshme politike, pasi dita e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, të ç’dekretuara nga presidenti Meta po afron.

Nga ana tjetër gazeta gjermane Bild do të publikojë sot 16 përgjime të reja, që lidhen me krimet elektorale, që pritet të rëndojnë pozitat e qeverisë Rama, duke qenë se nxjerrin në dritë lidhjet e politikës me krimin.

E në mesin e këtyre zhvillimeve, kreu i grupit parlamentar në PS, Taulant Balla do të mbajë rreth orës 9 e 30 një konferencë urgjente në Kryesinë e Kuvendit, ndërsa ende nuk dihet se cila do të jetë tematika që ai do të trajtojë.

‘’Ju bej me dije se ne oren 9.30 te Kryesia e Kuvendit (salla e konferencave per shtyp) z. Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar te PS do kete nje konference urgjente per shtyp. Ftohet media ta ndjeke dhe pasqyroje me lidhje direkte”, njofton zyra e shtypit në Kuvend.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.