“Në fakt, Tao ka disa kohë që e bën gjumin e trazuar!” Pojana: Muret e Kryeministrisë flasin e mallkojnë

0
110

Nga Klevi Pojana:

Disa mendojnë se Taon e ka lënë pa gjumë paralajmërimi i gazetarit të Bild për sot mbasdite, prandaj na doli që në mëngjes të bënte zhurmuesin!

Në fakt, Tao ka disa kohë që e bën gjumin e trazuar!

I bëhet natën një ëndërr sikur muret kanë gojë dhe flasin!

Muret e shtëpisë flasin e tregojnë ku i ka fshehur parat e ‘Toyota’-s dhe të korrupsionit gjigand me PPP, tendera e konçensione!

Muret e PS flasin e qajnë se si një servil zamani i bëri ato zyra si kooperativë politike!

Muret e Kryeministrisë flasin e mallkojnë se si ai me lëpirje kërmilli arriti të ngjitej deri në maj të malit me bajga!

Ah…

Janë dhe muret e Kuvendit që i flasin në ëndërr. Flasin dhe e përqeshin se si qante e shante Edi Ramën dhe gjithë botën para Ilir Metës dikur. Ato mure kanë parë e dëgjuar aq shumë…
Ato mure e tmerrojnë Taon. Sepse po të flasin ato, soji i Taove rikthehet pas bishtit të lopës dhe jo të na e bëjnë Shqipërinë tonë një lopë të madhe që e mjelin nga mgjesi në darkë.

Ah sikur muret të flasin vërtet…

Ps. Edhe po nuk folën muret do të flasin shokët e Taos sot tek Bild ??

Fotografia e Klevi B. Pojana

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here