“Ndryshe të gjej vend të futet”, Pjerin Ndreu drejtori të Arsimit: Thuaji shkollës së Reçit të deklarojë votën për PS

0
106

Gazeta më e madhe europiane ‘Bild’ ka publikuar përgjime të tjera që e lidhin Qeverinë me vjedhjen masive të Votës së shqiptarëve në 2017.

Në video përgjimin numër 11 është Pjerin Ndreu, aktualisht kandidat për bashkinë e Lezhës, i cili i telefonon drejtorit të Drejtorisë Arsimore në Dibër, Drini Gjeçit dhe i thotë të telefonojë drejtorin e shkollës së Reçit e ti bëjë presion, që të deklarojë votën hapur për PS.

PERGJIMI I PJERIN NDREUT

Pjerin Ndreu: Mirëmëngjes

Drini Gjeçi: Mirëmëngjes

Pjerin Ndreu: Pjerin Ndreu jam. Si je?

Drini Gjeçi: Po Pjerin. Si kalove?

Pjerin Ndreu: A je mirë? Si ke qenë?

Drini Gjeçi: Mirë.

Pjerin Ndreu: Bëj një telefon atij Reashat Elezit, nga Reçi. Thuaj drejtorit të shkollës me deklaru votën hapur, se ato sms që i çon poshtë e përpjetë nuk janë të mira. Thuaj atij të deklaroj hapur se do të votojë për Partinë Socialiste se përndryshe të hënën tregoja vetë ku fluturon.

Drini Gjeçi: Reshat Elezaj?

Pjerin Ndreu: Po

Drini Gjeçi: Po do flas unë tani me të

Pjerin Ndreu: Tregoji ku fluturon të hënën. Thuaj të deklarojë votën për Partinë Socialiste aty, ta deklarojë hapur për PS ose ndryshe të gjej vend të futet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here