Standard.al

“Kryqëzohet” Arta Marku, BILD akuzon prokurorinë: Po të reagonit, Shqipëria s’do ishte kështu

0

E përditshmja gjermane, BILD, akuzon organin e akuzës se po të kishin hetuar manipulimet zgjedhore në Shqipëri, vendi nuk do kishte mbërritur në këtë pikë.

‘Megjithëse hetuesit shqiptarë e dinin për këto përgjime për vite me radhë, megjithëse gjithçka dëgjohet në përgjime ka ndodhur në të vërtetë dhe dënohet nga ligji shqiptar, ende sot nuk ka asnjë hetim ndaj politikanëve, zyrtarëve apo mafiozëve që dëgjohen në përgjime.

Përkundrazi: Hetuesit që ranë në gjurmët e lidhjeve të qeverisë socialiste me mafian e drogës, u dërguan në burg pa akuzë ose nën arrest shtëpie dhe ikën jashtë vendit.

Rezultati tani në Shqipëri: Opozita nuk po paraqet kandidatë për zgjedhjet lokale të planifikuar në verë si shenjë proteste. Presidenti i vendit, Ilir Meta ka pezulluar plotësisht zgjedhore- qeveria kërkon t’i zhvillojë ato gjithsesi. Vendit i kanoset një luftë zgjedhore e vërtetë’.

‘Qeveria pretendon se BILD është blerë nga opozita, duke shpërndarë gënjeshtra. Megjithatë, Prokuroria e Përgjithshme e konfirmoi vërtetësinë e përgjimeve, disa prej të cilave kanë mbetur të pandryshuara që prej vitit 2016’.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.