Fundoset varka, tragjedi në det!!! Vdesin 12 persona

0
129

Një varkë me emigrantë të paligjshëm është fundosur teksa përpiqej të kalonte nga brigjet turke në Greqi, mëngjesin e së hënës.

“CNN Turk” raporton se të paktën 12 persona kanë humbur jetën, ndërsa 31 të tjerë janë arritur të shpëtohen nga forcat e rojës bregdetare.

Varka u fundos pak pas nisjes nga brigjet e Bodrumit në provincën e Muglas për në ishujt grekë.

Deri më tani polumbarët kanë arritur të rikuperojnë trupat e 12 të mbyturve, ndërsa ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet.

Hapësira detare mes Turqisë dhe Greqisë është kthyer në një prej rrugëve më vdekjeprurëse në botë për emigrantët e paligjshëm, në përpjekje për të arritur në BE.

Deri më tani nuk është bërë e ditur kombësia dhe identiteti i plotë i viktimës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here