Standard.al

Edi Rama i kapur në përgjime, ‘BILD’ publikon bisedën me drejtorin e Ministrisë së Brendshme

0

Gazeta gjermane “Bild” dhe gazetari Peter Tiede,  ka vijuar të publikojë përgjimet për blerjen e votave në Shqipëri. Por në ndryshim nga hera e kaluar, kësaj radhe në përgjime është edhe vetë kryeministri Edi Rama. Dëgjoni përgjimin e tij me Arben Keshin, drejtor në Ministrinë e Brendshme:

https://www.bild.de/politik/ausland/politik-ausland/wahl-manipulation-in-albanien-abhoer-baender-belegen-regierung-manipulierte-wahl-62666642.bild.html

Edi Rama: Hë mo si duket.

Arben Keshi: Mirë te pritshmërie jemi.

Edi Rama: E ke realizuar objektivin thua?

Arben Keshi: Them që po. Tani me pjesën e atyre komisionerëve, e kemi realizuar.

Edi Rama: Ashtu ëëë?

Arben Keshi: Po them që po.

Edi Rama: Po ata maskarenjt kishin bëërë presione me thanë?

Arben Keshi: Po deshën të me kapnian mua, por ajo ndodhi pas dy minutash që unë u futa te stafi, se po me pritshin te hoteli ku fleja.

Edi Rama: Ç
farëe do të bëshin ty ata?

Arben Keshi: Ishin ja 50 veta. Ishte kjo pjesa e presionit, me goditje me kështu. Ai është legen, ai Flamur Noka është…

Edi Rama: Po ku ta del dot ty Flamur Noka more.

Arben Keshi: Dhe ky djali sa doli, sa më la mua, dhe ata kujtuan se jam dhe unë në makinë. Ishin 50 veta, jo se bënë ndonjë gjë, e goditën, por problemi është se ikën dhe si kapën dot.

Edi Rama: Më mirë, mo u hap, çi do sherret. Nigjo, ti mendon që e kemi realizuar objektivin ëë?

Arben Keshi: Unë them që po. Mund të lëvizë pak ose me shumë. Por nga ata që na kanë thënë komisionerët, jemi me pritshmëri të mëdha.

Edi Rama: Komisionerët i ke pas top apo jo?

Arben Keshi: Po, po. Ne rregull i kam pas.

Edi Rama: Mirë vllai!

Arben Keshi: Ishallah! Mirë faleminderit.

Edi Rama: Hajd ciao, ciao!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.