Standard.al

Burg përjetë për Kujtim Koxhën, vrau tre persona në Mat

0

Gjykata ka vendosur burgim të përjetshëm për Kujtim Koxhën, i cili vrau tre persona në Mat.

Ngjarja ka ndodhur në 11 tetor të vitit të kaluar, ku Mentor Hoxha, Astrit Hani, Erzen Alija dhe Hamit Buçi po konsumonin ushqimin teksa drejt tyre u zbrazën breshëri automatiku nga 51 vjeçari Kujtim Koxha. Ndërsa i plagosur mbeti edhe Astrit Hani.

Në atë kohë Policia tha se mes tyre pati një debat verbal në lokal dhe Koxha më pas shkoi në shtëpi dhe u kthye me automatik duke vrarë në vend Mentor Hoxhën dhe plagosur tre të tjerët. Pak orë më vonë do të ndërronin jetë Erzen Alija dhe Hamit Buçi, njëri rrugës drejt Tiranës ndërsa tjetri në spitalin e Traumës.

Si ka ndodhur ngjarja

Autori Kujtim Koxha, rreth orës 12:30 të mesditës së 11 tetorit ka qenë në lokalin e fshatit, kur brenda ambientit  kanë hyrë punonjësit e bashkisë për të ngrënë drekë.

Koxha u ka kërkuar punonjësve të bashkisë që të shtrojnë rrugën deri afër shtëpisë së tij.

Kjo ka sjellë debat mes tij dhe punonjësve të bashkisë dhe në një moment shoferi i kamionçinës, Erzen Aliaj ka debatuar jashtë lokalit me Kujtim Koxhën dhe e ka qëlluar me shuplakë. Aliaj mësohet se ka qenë në gjendje të dehur.

Më pas autori ka shkuar në banesë, ka marrë armën automatik dhe është kthyer në lokal duke qëlluar punonjësit e bashkisë që po konsumonin drekë.

Policia arrestoi 51 vjeçarin Koxha rreth një orë larg vendngjarjes, në një urë në Burgajet. Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie./oranews

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.