Shumë emocionuese/ Paralajmërim i fortë nga gazetari: Rama do të shkojë me barelë në pavion…

0
107

Gazetari dhe satiristi Agim Xhafka shkruan në Facebook se në fund të kësaj situate Edi Rama do të shkojë me barelë në pavion.

Duke bërë një krahasim me garat e 100 metrave, Xhafka shkruan se në çdo nisje të keqe, gjyqtari anulon garën, për ta nisur nga fillimi.

Sipas satiristit, nëse Rama do merrte pjesë në këto gara, nuk do të ndalonte për asgjë në botë.

Reagimi i plotë i Agim Xhafkajt në Facebook:

Keni parë në olimpiada botërore garat e 100 metrave?

Shumë emocionuese.

Shkrepet sinjali me pistoletë dhe go të gjithë.

Por jo rrallë gjyqtari shkrep dy herë. Pra nisja anulohet.

Kthehen atletët te vendet e tyre dhe presin sinjalin e ri.

Të qe Rama në këtë garë nuk e pirdhte fare anulimin.

Vazhdonte vetë vrapin, priste triumfator shiritin në fund e donte medalje se s’bën.

Grindej e bënte zallamahi me të gjithë deri sa…vinte një ambulancë, e merrte me barelë, e rehatonte në ndonjë pavion.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here