Rama në panik, ja çfarë ndodh nëse shkoni në takimet e tij…

0
106

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në rrjet, duke iu referuar qytetarit digjital, mbi atë që i ndodh qytetarëve që shkojnë në takimet e Edi Ramës.

Rama, pavarësisht se Presidenti Ilir Meta ka anulluar zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor, vijon fushatën për prezantimin e kandidatëve për kryebashkiakë, ndërsa praktika që po ndiqet është ajo e detyrimit të punonjësve të administratës shtetërore që të marrin pjesë të detyruar në këto takime.

Por ajo që ndodhi dje në Korçë ka kaluar çdo cak, pasi efektivë civilë të gardës apo policisë, kanë kontrolluar një nga një të gjithë pjesëmarrësit.

“Kriza e thellë psiqike, paniku dhe terrori kanë bërë që Edvini të urdhërojë kontrollin e imët fizik edhe të grave dhe fëmijëve që shkojnë me detyrim në antimitingjet e tij. Ndiqni videon e qytetarit dixhital!”, shkruan Berisha në rrjet duke postuar videon e mëposhtme.

Video Player

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here