Standard.al

“Protesta”/ I penguan rrugën Ramës, jepet masa për zyrtarët e PD

0

Gjykata dëgjoi konkluzionet përfundimtare të prokurorisë dhe të mbrojtjes dhe pasi u tërhoq për marrjen e vendimit dha  masën arrest me burg për kryetarin e Degës së PD-së në Librazhd, Bujar Vreto, 48-vjeç.

Gjithashtu u caktua  masa detyrim paraqitje për ish-deputetin e  PD-së, Aurel Bylykbashi 53-vjeç nga Elbasani ,arrest me burg per sekretarin i PD-së në Librazhd  Erlind Gurra 32-vjeç; sekretar i PD-së në Prrenjas, arrest me burg për Leonard Ozuni, 31-vjeç; kreu i PD-së në Prrenjas, Arjan Kariqi 43-vjeç; si dhe 43-vjeçari D.B nga Cërriku së bashku me B.K 54-vjeç nga Librazhdi.

Njoftimi për masën:

Jepet masa  ndaj  7 personave për veprat penale të “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’’ “Pengim i subjekteve zgjedhore”. Gjykatesi Taulant Tafa ka vendosur:

– Bujar Vreto, 48 vjeç, (Kryetari i Degës së PD-së Librazhd);arrest me burg

– Aurel Bylykbashi, 53 vjeç, nga Elbasani (ish deputet i PD);lirua

– Erlind Gurra, 32 vjeç, nga Librazhdi (sekretari i PD-së, dega Librazhd);liruar

– Arjan Karriqi, 43 vjeç, nga Prrenjasi (Kryetari i Degës së PD-së, Prrenjas);arrest me burg

– Leonard Ozuni, 31 vjeç, nga Piskashi; (sekretari i PD-së, dega Prrenjas)liruar

– Bujar Kojku, 54 vjeç, nga Librazhdi.burg

– Dashamir Boja, 47 vjeç, nga Shtërmeni, Cërrik;burg

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.