Standard.al

Paralajmërimi i gazetarit gjerman, a do hapet nesër dosja 184?

0

Gazetari gjerman Peter Tiede, pas një heshtje të gjatë sot reagoi sërish për Shqipërinë duke paralajmëruar se ai ka ende përgjime për krimin elektoral, shit-blerjen e votave në zgjedhje. “Përgjime të reja për mashtrim elektoral në Shqipëri: Nesër pasdite…”, ishte ky postimi i shkurtër nga Tiede që menjëherë bëri xhiron e medieve shqiptare. Ai nuk dha detaje, nuk preferoi të fliste gjatë, por premtoi  se do kishte “surpriza”.

Por çfarë përgjimesh do publikojë Tiede? Për cilën dosjen do jenë këto përgjime?  A do ketë emra të rëndësishëm të përfshirë në këto përgjime? Gazetari i Bild, që vetëm pak javë më parë shkaktoi një tërmet në politikë, është shprehur në intervista të mëparshme se ai zotëron dhe dosjen e shumë përfolur 184. A do jetë kjo “kuti Pandore” që do të hapet nga ai nesër?

Në shumë deklarata gazetarë të ndryshëm dhe drejtues të lartë të PD kanë përmendur disa emra që janë në këto përgjime për dosjen 184, që janë të certifikuara nga Prokuroria. Versionet për përfshirjen e zyrtarëve të lartë të PS në këtë dosje janë të shumtë. Një version thotë se aty është përfshirë, Damian Gjinkuri dhe Ymer Lala. Por ka dhe emra të tjerë që janë të përfolur, si Ulsi Manja, Blerina Gjylameti, Pjerin Ndreu apo dhe Paulin Stërkaj, të gjithë këta emra të deklaruar nga Basha.

Kur na ndajnë vetëm pak orë nga publikimi i pritshëm nga Bild, duhet të shohim nëse akuzat e shumë deklarata nga Partia Demokratike do të marrin një konfirmim nga përgjimet apo do të rrëzohen? Do të shohim nëse Dibra vërtetë ka bërë zgjedhje të drejta apo gjithçka ka qenë një manipulim? Duke qenë se Peter Tiede nuk e shuajti dot kureshtjen sot, duhet të presim pasditen e nesërme për të kuptuar gjithçka për dosjen 184, ose për të parë më tej se si është bërë blerja e votave në Durrës, në dosjen 339.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.