Misioni i Ramës për ‘Ukrainizimin’ e Shqipërisë

0
95

Projekti i Serbisë së Madhe vlerësohet nga disa qëndra globale si shkaku kryesor i trazirave në Shqipëri. Që mund të çojnë edhe në përplasje mes qytetarëve të revoltuar dhe rregjimit autoritar, kriminal e policor. Në cënimin e integritetit dhe sovranitetit të Shqipërisë dhe/ose Kosovës. Ose thënë në mënyrë figurative se misioni i Ramës është Ukranizimi i Shqipërisë.

Ky projekt me origjinë serbe dhe mbështetje të fuqishme ruse drejtohet aktualisht nga oligarku Aleksandër Vuçiç.  Në trevat shqiptare, konkretisht në Kosovë dhe Shqipëri, misionin për zbatimin e këtij projekti e kanë marrë përsipër për ta zbatuar, në Kosovë oligarku Thaçi dhe në Shqipëri oligarku Rama.

Komuniteti ndërkombëtar është i ndarë lidhur me mbështetjen e këtij projekt. Projektin e Serbisë së Madhe e mbështet fuqimisht Rusia, por jo vetëm. Soros është një mbështetës i hershëm i këtij projekti. Në mbështetje të këtij projekti janë edhe shumë ish-zyrtarë të Brukselit, Mogherini, Juncker, Hahn, Fleckestein e disa të tjerë; gjë që shpjegon edhe mbështetetjen e tyre për Vucic, Thacin dhe Ramën.

Këtë projekt e kundërshton fuqimisht e ashpërsisht Gjermania, dhe vecanërisht kancelarja gjermane Merkel. Kjo shpjegon ndër të tjera edhe qëndrimin e ashpër gjerman, politik e mediatik ndaj Vuçiç, Ramës dhe Thaçit. Për më tepër Gjermania dhe vëcanërisht CDU/CSU kanë shqetësimin e arsyeshëm se zbatimi i këtij projekti jo vetëm do të stoponte procesin e pavarësimit të Kosovës, por do të mund të cënonte rëndë integritetin e sovranitetin e Kosovës e të Shqipërisë e të hidhte në erë stabilitetin e rajonit, duke rrezikuar edhe sigurinë në disa nga vëndet e BE.

Administrata e re amerikane nuk e ka mbështetur publikisht këtë projekt por ndërkohë ende as nuk ka artikuluar publikisht deklaratën për mos kapërcimin e “vijës së kuqe” ose thënë në konkretisht atë për mos prekjen e kufijve në Ballkan dhe veçanërisht atë të ndarjes së Kosovës, si një nga parimet që siguruar kohët e fundit stabilitetin e brishtë të Ballkanit Perëndimor.

Rama, Thaçi dhe Vuçiç kanë paguar ndërkohë dhe vazhdojnë të paguajnë shuma të majme nga paratë e qeverisjeve të tyre korruptive dhe lidhjet me krimin e trafiqet për lobistë “përëndimorë” që tentojnë të bindin disa nga qëndrat më të fuqishme globale për realizimin e projektit të Serbisë së Madhe përmes ndarjes së Kosovës, duke krijuar njëkohësisht perceptimin publik se administrata Trump e mbështet projektin e Serbisë së Madhe. Prandaj Rama e Thaci kanë vendosur të cojnë deri në fund misionin e tyre, qoftë edhe me koston e hedhjes në erë të sovranitetit dhe integritetit të Kosovës dhe/ose Shqipërisë.

Shqipëria dhe Kosova janë më të rrezikuara se kurrë në këto 28 vjet; ato kanë shumë gjasa të kenë fatin e Ukrainës. Veriu i Kosovës të kthehet në një zonë të ngjashme me Krimenë, dhe pjesa tjetër e Kosovës dhe Shqipëria të destabilizohen e të jenë jasht kontrollit apo ashtu siç ndodh në Ukrainën Lindore dhe pjesën tjetër të Ukrainës ku është cënauar rëndë sovraniteti.

Vuçiç është i vendosur për realizimin e këtij projekti “shpëtimtar” për Serbinë por që ndërkohë i siguron një pushtet jetëgjatë e të pakufishëm oligarkut nacionalist. Rama dhe Thaçi kanë pranuar të zbatojnë këtë mision “tradhëtie” historike vetëm për të siguruar pushtetin e tyre personal.

Pyetja që shtrohet me çudi nga të gjithë është: Si ka mundësi që Rama e Thaçi kanë mbështetje nga faktorë të rëndësishëm “ndërkombëtarë” ndonëse qytetarët e vëndeve të tyre kanë shpërthyer në revolta dhe po emigrojnë masivisht për shkak të gjëndjes së tyre katastrofike?

Në fakt, Rama nuk ka mbështetjen e gjithë faktorit ndërkombëtar por vetëm asaj pjesë që mbështet projektin e Serbisë së Madhe. Konkretisht Rama e Thaçi mbështeten fuqimisht nga Serbia e Rusia, por edhe nga Soros e Toni Bler si dhe disa zyrtarë të rëndësishëm në Bruksel si Mogherini, Juncker, Hahn, Fleckstein e tjerë që janë në favor dhe mbështëtje të projektit të Serbisë së Madhe dhe/ose të ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Rama peng i projektit të Serbisë së Madhe dhe i angazhuar fuqimisht për ta cuar deri në fund këtë mision, edhe sepse realizimi i këtij projekti do ti zgjaste qëndrimin në pushtet është i vendosur të godasë dhe burgosë opozitën dhe qytetarët e revoltuar. Madje është i vendosur të cojë në përplasje rregjimin e tij korruptiv, të inkriminuar e policor me qytetarët e revoltuar dhe të varfëruar në ekstrem. Askush nuk duhet të cuditet në rast se kjo përplasje për shkak se Rama është i vendosur në realizimin e misionit të tij dhe i mbështetur nga të gjithë ata që mbështesin projektin e Serbisë së Madhe të cojë në cënimin e rëndë të sovranitetit dhe integritetit të Shqipërisë, në të njëjtën situatë si në Ukrainë.

Disa vënde të BE i kanë bërë të qartë shqiptarëve se nëse Rama qëndron në pushtet, thënë ndryshe nëse Rama dhe Thaçi çojnë deri në fund zbatimin e projektit të Serbisë së Madhe atëhere ata duhet të paguajën koston e lartë të heqjes së mundësisë për lëvizjen e lirë në Europë. Ose thënë ndryshe se mesazhi i disa vëndeve të BE për qytetarët shqiptarë është:

Largoni rregjimin e Ramës nga pushteti në mënyrë që të shmangni rrezikun e Ukranizimit të Shqipërisë dhe të kështu të vazhdoni projektin e integrimit në BE, duke lëvizuar lirisht në zonën Shengen. /Syri.net

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here