Gjykata la në burg dy kryetarët e PD, Basha konferencë të jashtëzakonshme…

0
101

Pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Elbasanit, e cila la në burg kryetarët e degëve të PD në Librazhd dhe Prrenjas, të arrestuar për protestën e para pak ditëve, kryetari i selisë blu Lulzim Basha do të dalë në orën 19:00 në një konferencë për shtyp.

Dy ditë më parë, ai dënoi arrestimin e tyre pas një proteste që organizuan në Librazhd. Në deklaratën për media ai ndër të tjera tha:

“Raprezaljet e fundit politike të Edi Ramës kanë një qëllim të qarta politik: Të intimidojnë opozitën dhe qytetarët për t’u tërhequr nga beteja jonë kundër regjimit të tij kriminal. Është plani diabolik i një njeriu në panik total për humbjen e pushtetit. Është rruga pa krye që po e çon Ramën drejt greminës, ku kerkon të tërheqë me vetetë gjithë Shqipërinë. Në këtë aventurë të rrezikshme, Edi Rama ndihmohet nga dy vegla të paskrupullta, Sandër Lleshi dhe Arta Marku, të cilët e kanë kthyer policinë dhe prokurorinë në instrumenta të represionit politik në shërbim të pushtetit personal dhe të korruptuar të Edi Ramës.

Askush të mos ketë dyshimin më të vogël: Këto akte represive për t’u mbyllur gojën dhe goditur kundërshtarët politikë thjesht po thellojnë me shpejtësi gropën, ku ka rënë Edi Rama.

Ato e bëjnë të pashmangshëm dhe të shpejtë fundin e tij të keq, si dhe të bashkëpunëtorëve të tij, pa asnjë përjashtim, nga kriminelët e bandave deri tek policët dhe prokurorët e kriminalizuar që i shërbejnë Edi Ramës”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here