Standard.al

Gazetari gjerman ‘plas’ bombën: Nesër përgjime të reja për blerjen e votave…

0

Pas përgjimeve të publikuara disa ditë më parë, gazetari i “Bild”, Pieter Tiede ka paralajmëruar sot se të tjetra publikime do të dalin në dritë në lidhje me pazaret elektorale.

Këtë lajm e njofton vetë gazetari përmes një postimi në rrjetet sociale. Sipas tij, materialet e reja do të publikohen nesër pasdite.

Pergjimet

Gazetari i gazetës gjermane këtë gjë e kishte paralajmëruar edhe më parë, por sot ka dhënë kohën se kur ata do të bëhen publike për lexuesit e saj. Në përgjimet e mëparshme të gazetës “Bild”, shfaqeshin bisedat mes zyrtarëve të Partisë Socialiste dhe Astrit Avdylajt, i konsideruar si truri i bandës së Shijakut.

Mes 6 përgjimeve të para, në bisedë me Avdylajn shfaqej edhe kreu aktual i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.